Ten Hag e merr me qetësi humbjen: Skuadra dha maksimumin, nuk kam çfarë të them!

Erik ten Hag, trajneri i Manchester United, nuk shpreh keqardhje të veçantë për eliminimin e skuadrës së tij nga Champions League.

“Nuk e humbëm kualifikimin në këtë ndeshje, kjo është e qartë. Bëmë disa ndeshje të mira, por nuk mjaftuan. Kundër Bayernit nuk e meritonim humbjen, por gjithsesi ndodhi .

Ne ishim shumë të mirë në organizim në mbrojtje dhe presion. Luajtëm kundër një ekipi të fortë. Bayerni ka individualitetet, që i shfrytëzon gjithmonë,

Swiss Digital Desktop Reklama

Lojtarët e mi dhanë gjithçka. I jap merita skuadrës dhe mënyrën se si punuan së bashku kundër një skuadre si Bayeni”, u shpreh Ten Hag. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?