Ten Hag gjen justifikimin për humbjen ndaj Kopenhagen: Katër penallti ndaj nesh shumë të diskutueshme!
Trajneri Erik ten Hag u justifikua me vendimet arbitrale për humbjen 3-4 në transfertën ndaj Kopenhagen. United pësoi humbjen e tretë në këtë edicion të Champions League dhe kualifikimi duket tasmë nj mision shumë i vështirë. Skuadra e Ten Hag kryesonte 2-0, por Marcus Rashford u ndëshkua me karton të kuq.
“Jemi të zhgënjyer sepse luajtëm shumë mirë. Ne e filluam lojën shumë mire, ishin minutat tona më të mira të sezonit. Ne po e fitonim ndeshjen, por kartoni i kuq ndryshoi gjithçka. Është një lojë gabimesh. Nuk do të thosha se bëmë gjithçka siç duhet, por ka shumë gjëra pozitive. Edhe me 10 lojtarë ne e diktuam lojën. Luajtëm shumë mirë.
Vendime të ashpra dhe arbitrit i duhet shumë kohë për ta bërë atë një karton të kuq. Jam shumë i zhgënjyer për një vendim të tillë. Loja nuk është menduar kurrë të jetë kështu. Kjo nuk ka të bëjë fare me futbollin. Unë pranoj se merren vendime të gabuara, por kur merr vendime kaq të vështira, ti e kontrollon lojën.
Katër penallti kundër nesh në katër ndeshje dhe dy ose tre janë shumë të diskutueshme. Loja nuk mund të jetë kështu. Kjo skuadër është solide, por përgjatë gjithë sezonit janë kaq shumë vendime kundër nesh dhe kaq shumë dëmtime”, deklaroi strategu holandez.
KOHA JONË SONDAZH

