Tensione pas Angli-Argjentinë, Bellingham përplaset me futbollistin argjentinas

Fundi i sfidës mes Anglisë dhe Argjentinës u shoqërua me momente tensioni në fushë, teksa një incident mes Jude Bellingham dhe Valentin Barco tërhoqi vëmendjen.

Sipas pamjeve të filmuara nga tribunat, mbrojtësi i ri argjentinas Valentin Barco, i cili ndodhej në stol gjatë ndeshjes, hyri në fushë për të festuar fitoren së bashku me shokët e skuadrës. Në ato momente, ai iu afrua mesfushorit anglez Jude Bellingham dhe, sipas videos, i tha diçka që u interpretua si provokim.

Reagimi i futbollistit të Anglisë ishte i menjëhershëm. Bellingham iu përgjigj Barcos duke i dhënë një goditje të lehtë në kokë, çka shkaktoi një përplasje të shkurtër mes dy lojtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata rrezikoi të përshkallëzohej, por ndërhyrja e menjëhershme e futbollistëve të Argjentinës bëri që incidenti të mbyllej shpejt. Lojtarët argjentinas qetësuan situatën, ndërsa pak çaste më parë kishin përshëndetur me shtrëngim duarsh edhe mesfushorin e Real Madridit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?