Tensionet e ”El Clasico”, te La Roja besojnë tek inteligjenca e futbollistëve
Te skuadra e Spanjës nuk janë ndezur sirenat e alarmit pas asaj që ndodhi pasditen e së dielës. Sipas të përditshmes spanjolle ”Marca”, te stafi i skuadrës kampione të Evropës janë të sigurt se inteligjenca e futbollistëve do të prevalojë mbi të gjithë këtë zhurmë që mund të krijohet. Te La Roja të gjithë besojnë se cfarë ndodhi këtë vit nuk ka lidhje me atë të pranverës së vitit 2011 edhe pse dikush kujton se pas atij momenti të tensioniar, Spanja në 2012 fitoi Evropianin
Në Euro 2024 kur Spanja triumfoi në Gjermani, një nga celësat e suksesit të skuadrës së drejtuar nga Luis De La Fuente, ishte pikërisht raporti mes Dani Carvajal dhe Lamine Yamal të cilët kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer në krahë në fushën e lojës.
De La Fuente gjithnjë është mburrur për ambientin fantastik që përjetohet te kombëtarja spanjolle dhe në Las Rozas të gjithë janë të sigurt se kjo nuk do të ndryshojë edhe pse mund te këtë pak shqetësime për atë cfarë ndodhi. Ajo që kujtohet është festa e këtyre dy lojtarëve për golin e Carvajal ndaj Kroacisë.
Tani mbetet për të parë se çfarë do të ndodhë me Spanjën që do të nisë grumbullimin në 10 nëntor, ndërkohë që De La Fuente do të publikojë listën në 7 nëntor dhe është e imagjinueshme se tema kryesore për t’u diskutuar do të jetë pikërisht ajo cfarë ndodhi në El Clasicon e 26 tetorit.
KOHA JONË SONDAZH

