FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tensionet në Iran, reagon Jasir Asani: Jam mirë, shpresoj të kthehet gjithçka në normalitet!

Ditën e shtunë SHBA dhe Izraeli nisën një operacion të përbashkët ndaj Iranit duke e sulmuar vendin, sulme që sollën edhe vrasjen e liderit suprem të vendit Ali Khamenei.

Situata e krijuar që solli edhe reagimin e Iranit që sulmoi bazat amerikane në vende si Katari, emiratet e Bashkuara Arabe apo Kuvajti, bëri që të pezullohen të gjitha aktivitetet sportive.

Kampionati iranian është pezulluar për një periudhë pa afat dhe në këtë ligë aktivizohet edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Jasir Asani, që është pjese e Esteghlal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë pas sulmeve në vendin e Gjirit Persik, Jasir Asani ka reaguar në rrjetet sociale nëpërmjet një Instagram Story duke i siguruar të gjithë se është mirë dhe duke u shprehur se shpreson që gjithçka të kthehet në normalitet sa më shpejt.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Përshëndetje! Jam mirë dhe shpresoj që edhe ju të jeni mirë, të jeni të sigurt dhe të lumtur në vendin tuaj të bukur. Shpresoj që shpejt gjithçka të kthehet në normalitet dhe se ka paqe për të gjithë”, shkroi Asani në postimin e tij të shoqëruar me emojin e flamurit iranian dhe atë të lutjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?