Tensionohet situata mes UEFA-s dhe FIFA-s, europianët humbin besimin te drejtimi i Infantinos

Tensionet mes UEFA-s dhe FIFA-s janë thelluar pas tërheqjes së organizmit botëror të futbollit nga plani për shitjen e një pjese të të drejtave të kompeticioneve te investitorë privatë.

UEFA ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së menaxhimit të këtij procesi, duke deklaruar se ka humbur besimin te drejtimi i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. Sipas organizmit europian, mungesa e transparencës dhe mosrespektimi i disa angazhimeve të mëparshme kanë dëmtuar marrëdhëniet mes dy institucioneve.

Vendimi për të braktisur projektin u bë publik nga vetë Infantino, pas kundërshtimeve të forta të ardhura nga UEFA dhe konfederata të tjera kontinentale. Më herët, UEFA kishte paralajmëruar se mund të bojkotonte Kupat e Botës nëse plani do të merrte dritën jeshile.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një deklaratë zyrtare, UEFA e cilësoi tërheqjen e projektit si një “fitore për futbollin”, por theksoi se kjo nuk është e mjaftueshme për të rikthyer besimin te drejtimi aktual i FIFA-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Drejtimi aktual i FIFA-s ka humbur jo vetëm besimin e UEFA-s, por edhe të shumë anëtarëve të tjerë të familjes së futbollit”, thuhet në reagimin e institucionit europian.

UEFA rikujtoi edhe premtimet e bëra nga Infantino në vitin 2016, gjatë garës për presidencën e FIFA-s, ku ai kishte folur për transparencë më të madhe dhe përdorimin e fondeve në shërbim të zhvillimit të futbollit.

Sipas UEFA-s, mënyra se si u zhvillua projekti i fundit, pa konsultime të mjaftueshme dhe jashtë vëmendjes publike, bie ndesh me këto parime.

Kundër nismës së FIFA-s u pozicionuan edhe konfederata të tjera, përfshirë CONCACAF dhe Konfederatën Aziatike të Futbollit, duke rritur presionin mbi drejtimin e organizatës botërore.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?