Tërbuni dhe Bylis “udhës” drejt Superiores, Shtrepi: Tomorit, ja pse “iu ça rrjeta”!

Tërbuni i Pukës është vetëm një hap larg historisë. Askush nuk e ndal dhe nuk ka pengesa për këtë skuadër në një asnjë ndeshje të pjesës së dytë të këtij sezoni. Tërbuni vazhdon regjistrimin e fitoreve të njëpasnjëshme duke ruajtur kështu kreun e grupit A. Skuadra e drejtuar nga tekniku shkodran Elvis Plori ka shënuar fitore të thellë me shifrat 6-1 në “Ismail Xhemali” ndaj Kamzës.  Fitore kanë shënuar dhe dy skuadrat e vendit të dytë dhe tretë Mamurrasi dhe Besëlidhja brenda në shtëpi, përkatësisht ndaj Ilirisë dhe Burrelit, por për ngjitjen në një kategori më lart, të dyja këto skuadra presin një hap falas të kundërshtarit të tyre.

Ndërkohë në grupin B, Bylisi shfrytëzon tolerimin e Tomorit gati “inekzistent”, duke e mposhtur me rezultatin e thellë  10-0. Fitore e cila e çon automatikisht në krye të grupit të jugut, me golavarazh më të mirë se Lushnja, duke lënë “lagunarët” në vend të dytë, dhe pse me pikë të barabarta. Një javë më parë FSHF e ngjiti gabimisht në krye Bylis, dhe e korrigjoi më pas. Por  për gabimin e FSHF-së duket se mendoi Tomori i Beratit, rezultat që ka revoltuar Lushnjën, e cila ka pasur një ecuri pozitive dhe kryesonte deri në fundjavë.   

Por edhe tifozët beratas janë revoltuar me lojtarët dhe klubin për rezultatin e turpshëm që skuadra e tyre shënoi sot në Ballsh ndaj Bylisit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rrjetet sociale, tifozët akuzojnë klubin e tyre për tolerim ndeshjeje ndaj ekipit ballshiot.- “Një humbje e turpshme sot përballë ekipit ballshiot, ku përgjegjësia padyshim është e të gjithëve. Tomori nuk është krijuar për t’u tallur ju, o njerëz pa zëmër, o njerëz pa sedër, dhe mbi të gjitha njerëz të paaftë. Deri dje kemi qenë ne ata që kemi mbrojtur futbollistët nga çdo humbje, por a justifikohet një turp i tillë? Hiqeni atë fanellë nga trupi dhe largohuni nga Tomori, kjo është e vetmja gjë që sportdashësit beratas kërkojn nga ju!”. Ndërkohë, që edhe Lushnja ka reaguar ashpër mbi këtë rezultat të çuditshëm.  Tomori luajti me formacionin e dytë, për të justifikuar humbjen e thellë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kategoria e Parë –

Java e 23-të/ Të Shtunën

GRUPI A

Tërbuni-Kamza                    6-1

Shënues: Marku 23’, 43’, 59′,85′, Mziu 53’, Lame 73′

Besëlidhja-Iliria               2-0

Sëhnues: Bajiç 43’, Turkaj 45’

Mamurrasi-Burreli          3-1

Shënues:  Lala 12′, 49′, Mihani 58′/ Markaj 22’

 

Klasifikimi                           P             N             Gv

Tërbuni                              61           23           39

Mamurrasi                         57           23           30

Beslidhja                           56           23           38

Burreli                               31           23           -2

Iliria                                   26           23           -5

Kastrioti                            25           23           -3

Kamza                              22           23           -21

Ada                                  21           23           -24

Besa                                17           23           -16

Veleçiku                           11           23           -36

GRUPI B

Luftëtari-Dinamo                3-1

Shënues: Mersini 19’, Braho 38’, Caco 79′/Shazivari 62′

Bylis-Tomori                     10-0

Shënues: Mustafaraj 14’, Hysko 26’, 29’, 53′,  Shoshi 36′, Liçaj 59′,74′ 77′ 80′, Kolgega 88′

Butrinti-Sopoti                 3-1

Shënues: Raboshta (11-m) 53’, 77′, 90’/ Kastrati 85′

Naftëtari-Shkumbini       1-1

Shënues: Turhani 33’

Karton i Kuq: Daci (Naftëtari)

Lushnja-Pogradeci         2-0

Shënues: Canka  10’(11-m), 38’

Klasifikimi                            P             N             Gv

Bylis                                       44           23           16

Lushnja                               44           23           15

Butrinti                                40           23           17

Sopoti                                 33           23           -1

Dinamo                               28           23           2

Shkumbini                           26           23           -4

Tomori                                 26           23         -14

Pogradeci                           25           23          -10

Luftëtari                              24           23           -9

Naftëtari                              22           23           -12

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?