Teuta bën “paqe” me Dinamon, Kastrioti ndal Tiranën

Superiorja ka nisur me dy barazime në javën e 3-të. Teuta dhe Dinamo morën nga një pikë në Rrogozhinë në një barazim të bardhë 0-0. Sfida nisi me një rast të mirë t Sofranac për dinamovitët, por që do të ndalej mjaft mirë nga Qirko. Durrsakët u kundërpërgjigjën me një tentativ të Gjiorgev.

Në fraksionin e dytë Dinamo ju afrua sërish më shumë golit, por rezultati nuk do të ndryshonte, me të dyja skuadrat që ngjiten në kuotën e 5 pikëve.

Tirana nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Kastriotit. Arbitri akordoi nj penallti për Kastriotin në minutën e 41-të. Nga pika e bardhë Karakaci u ndal nga portieri, por në tentativën e dytë, do ta dërgonte me kokë në rrjetë. Tirana do të gjente barazimin me Seferin në minutën e 49-të. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP