Teuta e sheh veten në Europë me blerjet e janarit, Brahja, Kuli dhe Çota

Kur merkatos së janarit i ka mbetur edhe një javë kohë, ekipet e Kategorisë Superiore janë duke bërë lëvizjet e fundit, në përmbushje të objektivave. Teuta synon të zërë një vend në Kupat e Europës dhe për këtë, ka bërë merkato të kujdesshme. Me tre lojtarë të ardhur gjatë dimrit, Teuta beson se ka kompletuar repartet më problematike gjatë pjesës së parë të këtij sezoni.  Drejtuesit e Teutës së Durrësit, duke parë distancën e konsiderueshme me skuadrat e tjera që luftojnë për të zënë një vend në Kupat e Europës, kanë preferuar te afrojnë në skuadër lojtarë me eksperiencë të elitës së futbollit shqiptar, për t'i dhënë më shumë ekuilibër lojës, në të gjitha fazat e saj.  Në mbrojtje “Djemtë e Detit” i besojnë aftësive të Julian Brahjes, që u largua nga Kukësi,për faktin se nuk po luante. Ai rikthehet në Durrës, për të qenë lider në prapavijën durrsake. Mesfushën do ta “dirigjojë” Bekim Kuli, një njohje e vjetër për durrsakët, i cili gjatë fazës së parë u aktivizua me Besën në Kategorinë e Parë. Në sulm rikthehet Mirel Çota, që kërkon shkëlqimin e dikurshëm në stadiumin “Niko Dovana”. Mbrojtësin Shaqir Stafa, drejtuesit e Teutës nuk kërkojnë më të eksperimentojnë, në një sezon ku në radhë të parë synohet sa më shpejt sigurimi i mbijetesës, pasi praktikisht është thuajse e pamundur të rivalizojnë për një vend në Kupat e Europës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?