Teuta fiton me përmbysje, Skënderbeu mposht Egnatian

Teuta mposhti Tiranën me rezultatin 2-1 në duelin për mbijetesë. Beshiraj tundi rrjetën e Selmanit që në minutën e katërt, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Në të 13-ën Zharmuni zhbllokoi shifrat për Tiranën, por festa nuk i zgjati shumë, pasi Simeu gjeti golin e tij të parë në kampionat.

Teksa dukej që sfida do të mbyllej barazim, Kotobelli fiton penallti dhe Lloci e realizon. Kështu, Teuta parakalon Tiranën duke u ngjitur në vendin e tetë, ndërsa Tirana e sheh veten në vendin e parafundit. Skënderbeu ka mundur Egnatian me shifrat 1-0 në Korçë, duke ringjallur edhe një herë shpresat për mbijetesën.

Korçarët kanë dominuar plotësisht përballë rrogozhinasve, të cilët nuk u shfaqen thuajse asnjëherë rrezikshëm para portierit Alia në një paraqitje shumë larg atyre që kanë dhuruar në 9 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet ku kanë shënuar vetëm fitore. Korçarëve iu deshën dy penallti të akorduara falë VAR-it për të shënuar të dytën dhe për të siguruar tre pikët që i nevojiten për të ringjallur luftën për mbijetesë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?