Teuta godet sërish në merkato, zyrtarizon mbrojtësin nga Bosnjë-Hercegovina

Teuta nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Pas afrimeve të Colubali dhe Hebaj në sulm, skuadra durrsake ka bërë edhe një goditje në repartin e mbrojtjes. Drejtuesit e Teutës kanë vendosur në dispozicion të trajnerit Edi Martini një qendërmbrojtës nga Bosnje-Hercegovina.

22-vjeçari Kenan Hreljiç, është bërë zyrtarisht pjesë e Teutës dhe vjen nga skuadra e Mladost Kakanj në kampionatin boshnjak. Qendërmbrojtësi i cili në këtë sezon është aktivizuar në 9 takime kishte kontratë me Mladost deri në fund të sezonit, por vendosi ta prishë me konsensus marrëveshjen për t’iu bashkuar Teutës.

22-vjeçari është 1 metër e 90 centimetra i gjatë dhe konsiderohet një vlerë e shtuar në qendër të prapavijës te Teuta aty ku i duhet të rivalizojë për një fanellë titullari me lojtarë si Renato Arapi, Rustem Hoxha dhe Silvestër Shkalla.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?