Teuta largon Devollin nga drejtimi i ekipit, vendin e tij e zë Bledar Hodo

Klubi i futbollit Teuta ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Bledar Devolli. Ky divorc është bërë i njohur për publikun përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit.

“KF Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me trajnerin Bledar Devolli. Falënderojmë trajnerin për kontributin e tij dhe i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Pas largimit të Devollit, Bledar Hodo do të marrë rolin e trajnerit të parë, ndërsa në staf do të bashkohen Bledian Rizvani si përgatitës portierësh dhe Mark Dodaj si përgatitës atletik.

SHKARKO APP