Teuta nuk di të ndalet, fiton edhe ndaj Vllaznisë në Shkodër

Teuta vazhdon marshimin në krye të kampionatit, ndërsa Vllaznia po përjeton një nisje të vështirë të sezonit. Durrsakët triumfuan 2-0 në “Loro Boriçi”, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi dhe duke u ngjitur në kuotën e 13 pikëve pas pesë javësh.

Heroi i sfidës ishte Umejiego. Sulmuesi i Teutës shënoi nga një gol në fundin e pjesës së parë dhe në fillimin e së dytës, duke i dhënë skuadrës së tij një fitore të rëndësishme në transfertë.

Ndeshja në Shkodër ishte e luftuar dhe me raste nga të dyja skuadrat, por momenti vendimtar erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë. Umejiego përfitoi dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë Teutës avantazhin 1-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendasit ende nuk kishin gjetur mënyrën për të reaguar kur sulmuesi durrsak goditi sërish. Menjëherë pas rifillimit të lojës, Umejiego shënoi golin e dytë personal dhe të dytin për Teutën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vllaznia tentoi të rikthehej në lojë, por përpjekjet e shkodranëve nuk u konkretizuan. Teuta administroi avantazhin deri në fund dhe mori tri pikë të tjera që e mbajnë në krye të klasifikimit.

Pas pesë javësh, situata është krejtësisht e ndryshme për dy skuadrat. Teuta kryeson me 13 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet në fund të renditjes me vetëm 2 pikë dhe ende pa asnjë fitore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?