Teuta përmbys Tiranën, fiton 3-1 në “Niko Dovana”
Teuta ka marrë fitoren e parë të sezonit, duke mposhtur 3-1 Tiranën në “Niko Dovana”, në javën e dytë të Abissnet Superiores.
Tirana kaloi e para në avantazh me Tomislav Kis, i cili shënoi nga pika e bardhë. Pas pushimit, Teuta përmbysi gjithçka. Vasilios Zogos barazoi në minutën e 67-të, ndërsa Muço Boçi realizoi golin e avantazhit 12 minuta më vonë.
Fitoren e vulosi Mmesoma Anthony Umejiego në minutën e 84-t, duke çuar shifrat në 3-1.
Ndeshja pati edhe dy ndërprerje për shkak të problemeve me ndriçimin në stadium. Teuta merr tri pikët e para, ndërsa Tirana pëson humbjen e dytë radhazi.
KOHA JONË SONDAZH

