Teuta suprizon Vllazninë, Partizani barazon ndaj Elbasanit kryesues
Java e 13-të e Superiores u hap me dy përballje me intensitet të lartë. Teuta mori një fitore të rëndësishme në Shkodër, duke mposhtur Vllazninë 1–0 falë golit të Mario Beshirajt në minutën e 84-t, pas një veprimi të çrregullt në zonë.
Skuadra durrsake e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Fadairo u përjashtua në minutat e fundit. Me këtë triumf, Teuta shkon në kuotën e 21 pikëve dhe ngjitet në vendin e katërt, ndërsa Vllaznia zbret në të dytin.
Ndërkohë, përballja mes Elbasanit dhe Partizanit përfundoi 0–0, pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja anët. Barazimi i favorizon verdheblutë, të cilët ngjiten të vetëm në krye të renditjes me 25 pikë, ndërsa Partizani shkon në kuotën e 14 pikëve dhe ngjitet në vendin e gjashtë.
KOHA JONË SONDAZH

