Teuta turpëron Partizanin, Vllaznia ndalet nga Flamurtari

Teuta ia del që të fitojë, ndërkohë që Vllaznia jo. Sfidat e mbijetesës së javës së 32-të mund të vendosin jo pak për fatet e këtyre skuadrave në luftën për mbijetesë.  Në “Selman Stërmasi”-in e boshatisur, për shkak të vendimit të Komisionit të Disiplinës, Partizani pësoi një humbje të rëndë 1-3 ndaj Teutës. Të kuqtë gjetën të parët avantazhin, në minutën e 16-të me anë të Bathës, që shënoi nga pika bardhë, por më pas durrsakët e Begejës përmbysën gjithçka, duke shënuar plot 3 gola në portën e Hoxhës. Çyrbja, Hrkaç dhe Hila ishin autorët e golave të skuadrës së Teutës, që mori sot një 3-pikësh me shumë vlerë.

Vllaznia nuk mundi që të shkonte më shumë se një barazim 1-1 në Vlorë. Shkodranët pasi humbën një 11-metërsh me Vucajn, që u ndal nga portieri i vlonjateve, Nurkoviç, gjetën golin pak nga fundi i ndeshjes. Vlonjati Andi Ribaj kaloi në avantazh shkodranët në minutën e 84’. Gjithsesi festa e shkodranëve mbeti në tentativë, pasi në sekondat e fundit të sfidës, ishte Kamara që mposhti Sherrin me një gjuajtje nga hyrja e zonës.

Nëse shohim fundin e tabelës pas javës së 32-të, Vllaznia dhe Teuta janë në kuotën e 37 pikëve në vendin e 8 dhe të 9, ndërkohë që Kamza ka vetëm dy pikë më shumë se ata.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?