”The Best FIFA 2023”, tre emra në garë

Këtë mbrëmje do të jepet çmimi i lojtarit më të mirë të FIFA-s 2023, më prestigjiozi i “The Best FIFA 2023”.

Erling Haaland do të konkurrojë për çmimin prestigjioz me Lionel Messin dhe Kylian Mbappéne, të cilët u zgjodhën nga një juri e posaçme ekspertësh si lojtarët më të mirë në futbollin e meshkujve në periudhën midis 19 dhjetorit 2022 dhe 20 gushtit 2023.

Duke marrë parasysh periudhën kohore, favorit mund të jetë Haaland, i cili udhëhoqi Manchester Cityn në fitoren e “Trefishtë” duke fituar Premier League, Champions League dhe FA Cup. Gjiganti norvegjez, megjithatë, do të duhet të përballet me Lionel Messin, për të cilin merret në konsideratë triumfi në kupën e Botës me Argjentinën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?