“The Sun”/Chelsea kërkon të largojë Brojën, por Fulham dhe Wolves hezitojnë dhe për huazimin
“The Sun”, e përditshmja britanike, sjell këtë të enjte një lajm ekskluziv në lidhje me Armando Brojën, një version të ri për të ardhmen e tij. Chelsea shpresoi deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme se dikush nga klubet e interesuara do të paguanin 50 milionë paund për kartonin e Brojës, por kjo ishte një shifër shumë e lartë për Fulham, West Ham dhe Wolves, tre klubet e Premier League.
“The Sun” zbulon se Chelsea kërkon të shiste me çdo kusht Brojën për të qenë korrekt me rregullat e “fair play financiar”, kjo pasi lojtarët e akademisë vlerësohen 100% fitim, për t’ia arritur këtij qëllimi ulën edhe pretendimet e tyre, duke shkuar deri në 35 milionë paund.
Chelsea tashmë kërkon 5 milionë paund për huazimin, por edhe në këtë pikë klubet e interesuar po hezitojnë. Për momentin Fulham është ekipi më pranë Brojës pasi londinezët kërkojnë me çdo kusht një sulmues të ri pas largimit të Mitrovic.

KOHA JONË SONDAZH

