“The Sun” jehonë postimit të Metës për kontratën e Celtic me djalin e Rudi Vatës
Gazeta skoceze the Thescottish Sun ka pasqyruar deklaratën e kreut të shtetit, Ilir Meta në rrjetet sociale, për futjen e lojtarit shqiptar Rocco Vata në ekipin e të rinjëve të Celtic-ut.
Në një postim në Facebook, Presidenti u shpreh: “Çfarë lajmi fantastik: Djali i Rudi Vatës, Rocco, një futbollist i ri profesionist dhe mjaft i talentuar, i cili po ecën nën gjurmët e të atit, ka firmosur me klubin tim të zemrës Celtic. Historia e shqiptarëve me Celtic do jetë e gjatë dhe besoj e suksesshme! Suksese RoccoVata!”,- shkruan kreu i shtetit.
Në artikullin e saj gazeta shkruan se Presidenti i Shqipërisë ka uruar ekipin e tij të zemrës për blerjen e re në skuadër.
Çfarë lajmi fantastik: Djali i #RudiVata, Rocco, një futbollist i ri profesionist&mjaft i talentuar, i cili po ecën nën gjurmët e të atit, ka firmosur me klubin tim të zemrës #CelticFC💚. Historia e shqiptarëve🇦🇱me #CelticFC do jetë e gjatë&besoj e suksesshme! Suksese #RoccoVata! pic.twitter.com/EVWDxUUfsy
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) October 29, 2019
KOHA JONË SONDAZH

