Theo Hernandez heziton për rinovimin me Milanin, ja shifra që kërkon
Theo Hernandez është një nga çështjet më të nxehta në javët e fundit te Milanit. Mbrojtësi ka kontratë deri në vitin 2026, ndërsa klubi kuqezi nuk dëshiron që t’i lërë gjë rastësisë, duke synuar rinovimin e kontratës.
Gjërat nuk do të jenë të lehta pasi Theo kërkon 8 milionë euro, pra dyfishi i asaj që përfiton aktualisht. Ndërkohë që, Milani nuk dëshiron të shkojë më shumë se 6-7 milionë në sezon.
Fakti që në javën e fundit bëri një gjest të shëmtuar me Leao-n, ishte një konfirmim se nuk po kalon një moment pozitiv me kuqezinjtë, të paktën për momentin.