“Thesari” gjerman, Leverkusen i vendos çmim stratosferik talentit Haverts
Në gjermani janë të sigurt, Bayer Leverkusen ka një “thesar” në gjirin e skuadrës.
Bëhet fjalë për Kai Havertz. Mesfushori me tipare sulmuese është vendosur në shënjestrën e shumë klubeve prestigjoze të Europës si Man City, Tottenham, Juventus dhe Man United. Së fundmi interes për talentin e “aspirinave” ka shprehur edhe Inter, PSG apo Reali i Madridit.
Nisur nga kërkesat e shumta, Leverkusen ka nisur tentativat për të “blinduar” Havarts, teksa i ka vendosur një çmim të “çmendur” kartonit të 20 vjeçarit. Kushdo që dëshiron talentin gjerman në ekip, duhet të paguaj 98 milion euro. Një shifër stratosferike por që mund të jetë krejtësisht e realizueshme nga disa klube të cilat shpenzojnë miliona euro në merkato.