Thiago Motta: Kam besimin e lojtarëve, ndaj Veronës në fushë për 3 pikët

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, foli në konferencë për shtyp, në prag të takimit me Hellas Veronën në transfertë. Strategu bardhezi deklaroi se zhgënjimi për eliminimin nga Kupa ka qenë i madh, por tani pret fitoren.

“Nuk kanë qenë ditë të lehta, por detyra jonë është që të mendojmë për ndeshjet e radhës. Përballë kemi Veronën, një ndeshje e komplikuar. Kemi energji dhe dëshirë të madhe për ta kthyer zhgënjimin në forcë dhe ta tregojmë në fushë. Duhet të tregohemi se jemi superiorë dhe të marrim 3 pikët.

Kanë mbetur edhe 12 ndeshje në kampionat, mendojmë si të marrim më të mirën. Pas eliminimit në Kupë, zhgënjimi ishte i madh tek të gjithë. Ndjej besimin e lojtarëve. Marrëdhënia ime me skuadrën është e shkëlqyer. Gjithnjë ka qenë e tillë. Nëse do të kisha fëmijë në futboll, do të doja që të kishin një trajner si unë, të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë”, deklaroi Motta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dueli erona-Juventus do të luhet të hënën duke nisur nga ora 20:45.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?