Thiago Motta prezantohet te Juventusi: Dua një ekip krenar dhe të lumtur pas çdo ndeshje!
Në shtëpinë e Juventusit, sot është dita e Thiago Motta-s, i cili ka bërë prezantimin e parë. Në konferencën për mediat ish-strategu i Bolognës theksoi se do të punojë që të marrë maksimumin në çdo ndeshje për të nisur një cikël të ri.
“Dua një skuadër krenare dhe të lumtur pas çdo ndeshjeje, sepse do të thotë të japësh maksimumin çdo herë.
Jam i lumtur që jam pjesë e këtij cikli të ri. Objektivi është para së gjithash të përgatitemi sa më mirë, duhet të përgatitemi mirë dhe të jemi gati të përballemi me çdo skuadër.
Tre vitet e ardhshme do t’i përballojmë me shumë entuziazëm dhe energji pozitive, duke u përpjekur që të luajmë sa më shumë ndeshje sepse kjo do të thotë se skuadra po ecën mirë.
Jam dakord që në të gjitha ekipet e mëdha duhet të fitosh. E ndjej përgjegjësinë, por është një përgjegjësi e mrekullueshme. Nuk do ta ndryshoja këtë vend me asnjë tjetër në botë. Dua të jap më të mirën time, të përcjell entuziazmin dhe motivimin tim”, tha Thiago Motta para gazetarëve.