Thiago Motta shpallet trajneri më i mirë për muajin mars në Seria A
Trajneri i Bolognas, Thiago Motta ka marrë një çmim special. Para ndeshjes së shtunës mbrëma në Dall’Ara kundër Monzas, Motta do të vlerësohet me titullin “trajneri i muajit mars”. Njoftimi ka ardhur nga veta Lega Serie A, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Lega Serie A njofton se në bazë të rezultateve të marra nga java 27 deri në të 30-tën, Thiago Motta është vlerësuar me titullin e trajnerit të muajit mars. Trofeu do të jepet para ndeshjes të së shtunës”, shkruan Serie A.
Bologna po zhvillon një sezon mjaft pozitiv, teksa është në garë për një vend në zonën Champions League.
KOHA JONË SONDAZH

