Thiago Silva, mungesa e madhe e PSG ndaj Barçës
PSG përballet nesër në “Camp Nou” kundër Barcelonës në çerekfinalen e dytë të Uefa Champions League. Pas humbjes 1-3 në Paris, ekipit të Blanc i duhet t’i bëjnë llogaritë pa qendërmbrojtësin brazilian Thiago Silva. Braziliani duket se akoma nuk ka arritur të rikuperohet në kohë për ndeshjen e kthimit dhe Laurent Blanc do t’i duhet të bëjë një tjetër ndryshim në formacion. Në një deklarate të ekipit francez shkruhet “Ai është ftuar për takimin ndaj Barcelonës, mirëpo ai nuk do të udhëtojë pasi është konfirmuar se nuk mund të rikuperohet me kohë”.
Champions League – Çerekfinalet
Ndeshjet e kthimit – nesër
20:45 Barcelona – PSG (3-1)
20:45 Bayern M. – Porto (1-3)
22 prill
0:45 Monaco – Juventus (0-1)
20:45 Real M. – Atletico M. (0-0)
KOHA JONË SONDAZH

