Thiago Silva zbulon 10 futbollistët më vështirë me të cilët është përballur
Mbrojtësi i Chelsea-t, Thiago Silva është përballur me shumë emra të mëdhenj të futbollit botëror në karrierën e tij. Ish-sulmuesi i Milanit dhe PSG ka sfiduar edhe emra të mëdhenj si Messi dhe Cristiano Ronaldo. Çdo futbollistë ka krijuar përshtypje të veçanta dhe i ka hapur punë, teksa ka qenë vetë mbrojtësi që ka zbuluar më të mirët.
“10 lojtarët më të fortë dhe më të vështirë që kam pasur shansin që të luajë ndaj tyre janë Di Maria, për shkak të teknikës dhe këmbës së majtë fantastike që ka. Kylian Mbappe për shkak të shpejtësisë dhe teknikë shumë të mirë. Drogba për fuqinë fizike dhe forcën e madhe që kishte. Firmino, lojtar shumë inteligjent në lëvizje.
Romario, një nga lojtarët më inteligjent që kam pasur pranë. Adriano si Drogba për forcën fizike dhe goditjet e fuqishme. Ibrahimovic, si një lojtar që më frymëzon. Kam patur shansin të luajë me të dhe kundër tij. Neymar, për shkak të klasit, inteligjencës dhe lëvizjeve teknik. I dyti është Ronaldo, për profesionalizmin, përkushtimin dhe pasionin për futbollin. E admiroj për atë që ka arritur.
I pari është Messi, ka një cilësi të jashtëzakonshme që i vjen si dhuratë nga Zoti. Ai është më i miri. Mund të përmend edhe Ronaldo Fenomenin, por nuk kam pasur shansin ta kem përballë”, deklaroi Thiago Silva. /Rozalb Lika-Koha Jone/