Thohir përgëzon ekipin dhe trajnerin për humbjen në Napoli
Ndodh edhe kështu. Presidenti i Interit, Erick Thohir, ka falënderuar ekipin për atë çka dhuruan në fushë, kundër Napolit.
Zikaltërit janë mundur 2-1 nga Napoli, që tashmë kryeson Seria A, por Interi në minutat e fundit tregoi forcë karakteri, edhe pse ishte me 10 lojtarë.
“Dua ta falënderoj Mançinin dhe lojtarët. Interi u tregojë fansave që ata nuk do të ndalen së luftuari dhe kjo është e rëndësishme”.
“Të them të drejtën më vjen keq që humbën, por ne luajtëm shumë mirë në pjesën e dytë dhe treguam sa të mirë jemi”, ka thënë Thohir.
Inter do të përballet me Genoan në fundjavë, ndërkohë që mbetet pretendent për titullin e Seria A.
KOHA JONË SONDAZH

