Thomas Muller: Bajerni mund të fitojë gjithçka, Champions, titullin dhe kupën

Bayern Mynih ndodhet aktualisht duke zhvilluar fazën përgatitore të dimrit në Doha të Katarit. Thomas Muller shprehet i kënaqur me rrugën nëpër të cilën po ecën skuadra, e cila do të rikthehet në fushë në fund të këtij muaji dhe sipas Muller ekipi bavarez është në luftë në tre fronte. – “Jemi stërvitur shumë mirë. Kemi përmirësuar aspektin mbrojtës dhe besoj se do të jetë shumë e vështirë që skuadrat kundërshtare të na shënojnë,” – shprehet Muller.  Në fazën e 1/8 në UEFA Champions League, Bayerni do të zhvillojë dy sfida kundër ukrainasve të Shakhtar Donetsk, ndërsa përballjen e radhës në Kupë sfidon Eintracht Braunschweig. Gjithsesi, Muller thotë se muajt mars e prill do të jenë më të n”xehtët” për grupin bavarez. – “Po bëjmë një punë të mirë në të tre  kompeticionet, por gjatë muajit mars dhe prill duhet të luajmë në maksimum sepse do të luajmë ndeshje shumë delikate,” – shprehet ai. Bundesliga rikthehet për pjesën e dytë të këtij sezoni më 30 janar, kur Bayerni i Mynihut luan në transfertën e Wolfsburg, të cilët aktualisht ndodhen të dytët, në klasifikim, me 11 pikë më pak se kryesuesit bavarezë që drejtohen nga trajneri Pep Guardiola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?