Thuajse e kryer, Zirkzee është shumë pranë kalimit te Manchester United

Joshua Zirkzee do të transferohet te Manchester United në sezonin e ardhshëm, pasi “Djajtë e Kuq” do të paguajnë klauzolën e tij 40 milionë euro dhe 15 milionë euro të tjera si komision.

Skuadra angleze ka informuar Bolognën se do të aktivizojnë klauzolën prej 40 milionë euro të Zirkzee, ndërsa Fabrizio Romano dhe The Athletic thonë se skuadra e Premier League ka arritur një marrëveshje të plotë me agjentin e sulmuesit, duke përfshirë një komision prej 15 milionë euro.

Romano konfirmon se trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me Zirkzee gjatë javëve të fundit.

SHKARKO APP