Tifozat Kuq e Zi u përjashtuan nga stadiumi, por bashkohen në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”
Tifozat Kuq e Zi do të mungojnë sonte në stadiumin ”Air Albania” për Kombëtaren, e cila pret në një sfidë të fortë dhe me peshë historike, Serbinë. Por përjashtimi nuk i ka ndaluar ata, pasi janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe me ngjyrat kuqezi, këngët patriotike, plisat dhe vallet, kanë nisur festën; siç duket në videon e regjistruar nga gazetari Ernest Koçi.
UEFA i dha dritën jeshile bashkprganizimit të Euro 2027 për U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, Tifozat Kuq e Zi dolën kundër FSHF-së (Federatës Shqiptare të Futbollit) dhe prej atëherë kanë humbur vendin specifik që e mbanin në çdo stadium prej 21 vitesh, si edhe biletat e dedikuara për anëtarët e saj.
“Lufta” me FSHF-në ka bërë që TKZ të jetë mungesa e madhe e kësaj përballje, për gjithë mbështetjen e organizuar dhe koreografitë e tyre. TKZ është organizuar dhe do e ndjekin ndeshjen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, konkretisht në lulishten “Vëllezërit Frashëri”, ku do jetë një zonë për fansat.
LEXONI EDHE:
Meraku i policisë është kur autobusi i ekipit serb do të hyjë dhe do të ikë nga stadiumi
2 mijë efektivë dhe 500 civilë mes tifozëve në stadium, The Guardian: Morina është ”zhdukur”
Xhafa: Përballemi si të barabartë me Serbinë, nuk jemi skuadër inferiore
KOHA JONË SONDAZH

