Tifozët e Galatsaray bën një koreografi spektakolare për Osimhen, përlotet sulmuesi

Një moment shumë emocionues u regjistrua para ndeshjes së parë të fazës së 1/8-ve të UEFA Champions League mes Galatasaray dhe Liverpool, kur tifozët turq i dhuruan një homazh të veçantë sulmuesit Victor Osimhen.

Në tribunat e stadiumit u shfaq një koreografi gjigante ku paraqitej ylli nigerian duke mbajtur për dore një fëmijë me fanellën e kombëtares së Nigerisë, ndërsa në sfond ishte portreti i nënës së tij, e cila ndërroi jetë kur Osimhen ishte ende fëmijë.

Mesazhi prekës që shoqëronte koreografinë ishte: “Ne jemi një familje dhe familja është gjithçka.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi nigerian reagoi menjëherë ndaj këtij gjesti. Ai hoqi maskën e zezë mbrojtëse që mban shpesh gjatë ndeshjeve, u afrua drejt tribunës për të falënderuar tifozët dhe nuk arriti t’i mbante lotët nga emocionet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Momenti preku jo vetëm lojtarin, por edhe të gjithë të pranishmit në stadium, duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë mes tifozëve të Galatasarayt dhe yjeve të skuadrës së tyre.

Champions League: Osimhen provides assist as Galatasaray secure 1-0 victory  over Liverpool | Bold Sports

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?