Tifozët e kërkojnë në Shkodër, Hafizi: Ja pse e refuzoj Vllazninë!
Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Astrit Hafizi, i cili prej vitesh jeton në Tiranë, dje teksa ka qenë në qytetin e tij të lindjes, në çdo kontakt që ka patur me bashkëqytetarët e tij shkodranë, kërkesa e tyre ka qenë e njëjta: pse nuk vjen të marrë drejtimin e Vllaznisë?
Por ish-trajneri i kuqezinjve e konsideron të pamundur një gjë të tillë, në kushtet e tij aktuale, prandaj ka thënë: – “U bënë disa vite që kam hequr dorë nga drejtimi i skuadrave të kampionatit shqiptar, ndoshta ngaqë nuk mund ta kuptoja mënyrën si punohej aty e gjëra të tjera. Kuptohet që shumë tifozë shkodranë më duan në krye të Vllaznisë, por e kam të pamundur. Ndoshta, nëse do të jetoja sërish në Shkodër, do ta kisha bërë një sakrificë, por duke jetuar në Tiranë e kam të pamundur.”
“Angazhimet familjare, por edhe mosha tashmë, që ecën, nuk ma lejojnë këtë gjë. Megjithatë, nuk mendoj se problemi kryesor i Vllaznisë është trajneri. Së pari, duhet gjetur mënyra e duhur për drejtimin e klubit dhe prej saj marrin zgjidhje gjithë gjërat e tjera”.
Në prononcimin e tij, përveç keqardhjes për situatën aktuale, ish-futbollisti dhe ish- trajneri i njohur i Vllaznisë gjen vend në fjalët e tij edhe për optimizëm e këtë e shpreh edhe në përgjigjen e tij kur e pyesim nëse skuadra rrezikon rënien nga kategoria.
KOHA JONË SONDAZH

