Tifozët e Milanit protesta ndaj të gjithëve, shpëtojnë vetëm Tare dhe Allegri

Protesta e tifozëve të Milanit kundër drejtuesve të klubit ka shpërthyer fuqishëm para dhe gjatë sfidës që po luhet në San Siro kundër Atalantës. Jashtë stadiumit janë shfaqur pankarta dhe kore kundër pronësisë dhe drejtuesve të klubit, ndërsa brenda tribunave tifozët formuan me flakadanë mesazhin “GF OUT”, një thirrje direkte kundër administratorit të deleguar Giorgio Furlani.

Curva Sud Milano publikoi edhe një komunikatë të ashpër, ku akuzon drejtuesit për shkatërrimin e projektit sportiv dhe humbjen e identitetit të klubit. Ultrasit kujtojnë titullin e fituar katër vite më parë, duke theksuar se ajo skuadër duhej përforcuar dhe jo shpërbërë.

Në reagim kritikohen ashpër Furlani dhe pronari Gerry Cardinale, të cilët sipas tifozëve kanë vendosur interesat financiare mbi historinë dhe ambiciet sportive të Milanit. Protesta prek edhe menaxhimin e klubit, çmimet e larta të biletave dhe largimin e tifozëve tradicionalë nga stadiumi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, tifozët kanë përjashtuar nga kritikat drejtorin sportiv Igli Tare dhe trajnerin Massimiliano Allegri, duke i konsideruar figura kompetente për të ardhmen e klubit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund të komunikatës, Curva Sud kërkon largimin e menjëhershëm të Furlanit dhe ndryshime të thella në drejtimin e Milanit, duke paralajmëruar se zemërimi i tifozëve do të vazhdojë derisa klubi të rikthejë identitetin dhe ambiciet e dikurshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?