Tifozët e Partizanit pas fitores në Durrës, përleshje me policinë

Partizani fitoi 1-0 në Durrës ndaj Teutës, dhe u ngjit në vend të dytë, duke lënë pas Tirannë e Kukësin, që kanë po nga 63 pikë. Goli i Idriz Bathës në pjesën e dytë i dha tre pikët të kuqve të Shpëtim Duros. Por pas ndeshjes, festa e tifozëve është kthyer në një përleshje me policinë.  Klubi I Partizanit dënoi dhunën e ushtruar sot nga Forcat e Rendit në përfundim të takimit Teuta – Partizani zhvilluar në stadiumin "Niko Dovana" . Festimet pas fitores 0 – 1 të tifozerisë së kuqe me lojtarët kanë degjeneruar në reagimin e ashpër të forcave të rendit të cilët kanë keqtrajtuar pa kuptim tifozët e kuq,” – thuhet në reagimin e Partizanit. Skënderbeu kryeson me tre pikë më tepër se Partizani, por do të luajë të djelën ndaj Kukësit. Edhe Tirana pret Laçin, në ndeshjen e javës së 32-të, ditën e djelë. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?