Tifozët e Romës kundër lojtarëve: Hani karrota, lepuj!
Me dhjetëra tifozë të Romës janë grumbulluar në hyrjen e qendrës stërvitore të skuadrës së tyre për të protestuar kundër rezultateve të fundit të ekipit.
Disa prej tyre i përkasin grupeve të organizuara të tifozëve, të cilët kanë përgatitur një banderolë ku shkruhej: “Ju bëftë mirë lepuj” dhe kanë vendosur disa arka me karota në hyrjen e Trigorias.
Mesazhi i tifozëve verdheku: “Ju bëftë mirë lepuj” më pas shoqërohet me kore kundër lojtarëve (“mercenarë”), por edhe kundër klubit: “Po Pallotta ku është?” dhe “Baldissoni Bla, bla, bla” kane qenë thirrjet më të shpeshta.
Skuadra ka qenë brenda ambienteve të Trigorias dhe më pas ka zbritur në fushë për t’u stërvitur. Tifozët kanë pasur edhe një takim të shkurtër me përgjegjësin e marrëdhënieve me tifozët e Romës para se të largoheshin me ardhjen e forcave të rendit.
KOHA JONË SONDAZH

