Tifozët e Spartakut dalin kundër Dakut me mesazhe fyese dhe mbështetje për serbët

Transferimi i Mirlind Dakut te Spartak Moska pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim, por sulmuesi shqiptar nga Kosova është përballur me reagime negative nga një grup i organizuar tifozësh të klubit rus ende pa u bërë prezantimi zyrtar.

Grupi ultras “Crazy North” ka publikuar një mesazh në kanalin e tij në Telegram, ku shpreh kundërshtimin ndaj afrimit të Dakut. Në deklaratën e tyre, ata theksojnë mbështetjen për Serbinë dhe përdorin gjuhë ofenduese ndaj shqiptarëve dhe kosovarëve.

Përveç deklaratës, janë shpërndarë edhe imazhe të një pankarte me mesazhe fyese të drejtuara ndaj futbollistit dhe shqiptarëve, duke nxitur reagime në opinionin sportiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht këtyre qëndrimeve nga një pjesë e tifozëve, klubi i Spartak Moskës nuk ka bërë ende asnjë reagim zyrtar lidhur me situatën, ndërsa zyrtarizimi i transferimit të Dakut pritet të ndodhë së shpejti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?