Tifozët e Spartës së Pragës dalin sërish pro Serbisë, futbollisti shqiptar i tyre reagon në rrjetet sociale
Tifozët e Sparta Pragës kanë bërë një skandal të madh, ku duke treguar mbështetjen e tyre për futbollistin serb, Velko Birmancevic, vendosën një baner me një mbishkrim anti-Kosovë.
Harta e Kosovës me flamurin serb ishte pranishme në mesin e tifozëve ultras me mbishkrimin: S’ka dorëzim.
Kujtojmë se në ekipin e Sparta Pragës luajnë dy futbollistë nga Kosova: Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi si dhe dy futbollistët nga Shqipëria: Qazim Laci dhe Indrit Tuci.
Rrahmani nuk ka pritur gjatë dhe ka reaguar në profilin e tij zyrtar në Instagram.
Ai publikoi banerin e tifozëve “dardanët” në duelin ndaj Qipros ku kishin vendosur hartën e Kosovës me flamurin shqiptar dhe me mbishkrimin: “Ëndrra e gjithkujt, realiteti ynë!”.

KOHA JONË SONDAZH

