Tifozët finlandez djegin stadiumin pasi ekipi i tyre ra nga kategoria
FC Haka po përjeton një nga periudhat më të errëta në historinë e tij moderne. Pas një sezoni zhgënjyes që përfundoi me rënien nga Veikkausliiga, klubi finlandez u godit nga një tjetër ngjarje e rëndë: një zjarr i qëllimshëm ka shkatërruar njërën prej tribunave të stadiumit historik Tehtaan kenttä, me kapacitet 3.200 vendesh dhe i ndërtuar që në vitin 1934.
Ngjarja ndodhi më 7 dhjetor 2025, kur flakët përfshinë me shpejtësi tribunën kryesore prej druri, duke dëmtuar gjithashtu një pjesë të fushës me bar sintetik. Sipas autoriteteve lokale, policia ka ndaluar tre të mitur nën moshën 15 vjeçare, dhe njëri prej tyre ka pranuar se i ka vënë flakën një objekti që më pas shkaktoi zjarrin e madh.
Ligji finlandez nuk lejon ndjekjen penale të fëmijëve nën 15 vjeç, por ata mund të mbahen përgjegjës për dëmet e shkaktuara. Për një klub të themeluar në vitin 1934 dhe ndër më të suksesshmit në Finlandë, me 9 tituj kampion dhe 12 Kupa të Finlandës, ky është një tjetër goditje e rëndë pas rënies nga elita e futbollit nordik.
Stadiumi Tehtaan kenttä, simbol i qytetit të Valkeakoskit, kërkon tashmë ndërhyrje të mëdha rikonstruktimi, ndërsa klubi përballet me sfida të reja jashtë fushe në një moment tejet delikat.
KOHA JONË SONDAZH

