Tifozët grekë e serbë i përgjigjen “vëllezërve Partizanë”: Konstandinos Kacifas – Greqi, a vdekje
Tre ditë nga banderola gjigante që u shpalos në ndeshjen e Partizani-Skënderbeu, me një mesazh që i referohej vrasjes së 35-vjeçarit Kostantinos Kacifas, ku lexohej “1 grek më pak, 1 bastard më pak”, dhe që u shpalos nga tifozët e Partizanit, ka ardhur reagimi i tifozerisë greke.
Janë tifozët e Paok-ut të Selanikut ata të cilët i kthejnë “reston vëllëzërve partizanë”- siç i quajnë ata. Por nga raportimet e mediave të vendit fqinj mesohet se mesazhi është percjellë jo vetëm nga tifozë grekë, por edhe serbë.
Dhe në mesazhin e tifozerisë greke, e cila është bashkuar edhe me serbe tashmë kërkohet hakmarrje për vrasjen e ekstremistit grek.

Banderola lart “Konstandinos Kocifas – Greqi a vdekje!”
Në një shkrim të saj, gazeta online iEllada.gr e komenton kështu banderolën e sotme: Përgjigja e tifozëve grekë dhe serbë në flamurin provokues të postuar në një stadium shqiptar pas vrasjes së Katsifës.
“Sfida e pabesueshme e tifozëve shqiptarë për të marrë banderola në një ndeshje futbolli nuk është pa përgjigje. Dhe kjo përgjigje nuk erdhi nga Greqia, por nga Serbia.
Miqtë e Partizanit morën një flamur që i referohej homoseksualit të pafat, i cili u vra nga policët shqiptarë dhe që shkruante “KONSTANDIN KACIFAS – LIRI A VDEKJE””- thuhet në median greke.
LInku i medias greke KETU

Banderona e tifozave te Partizanit

KOHA JONË SONDAZH

