
Të paktën 75,000 tifozë holandezë të futbollit pritet të udhëtojnë në Dortmund për të brohoritur skuadrën në ndeshjen e tyre gjysmëfinale me Anglinë në Euro 2024 të mërkurën.
Me Dortmundin më pak se 100 kilometra nga kufiri, shoqata e futbollit KNVB tha se mijëra tifozë pritet të udhëtojnë pa bileta dhe ta shikojnë ndeshjen në ekranet e “zonës së tifozëve” nëpër qytet.
UEFA ka ndarë vetëm 1500 bileta për tifozët holandezë, disa prej të cilave thuhet se i kanë blerë 800 euro. Dhomat e hoteleve me tre yje në qytetin Ruhr kanë arritur deri në 2000 € nata.
Mbi 75 mijë tifozë holandezë dhe 25 000 anglezë priten në qytetin perëndimor të Gjermanisë, me vetëm 65 000 me bileta.
Parqet e tifozëve në ”Friedensplatz” në qytet dhe në “Westfalenpark” pranë stadiumit ka të ngjarë të jenë të mbushura me tifozë që nuk kanë bileta për ndeshjen. /Rozalb Lika-Koha Jonë/
