Tifozët hyjnë drejt stadiumit, kontroll i imtësishëm dhe radhë e gjatë

Në orën 20.45, Shqipëria sfidon Poloninë, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024.
Siç shihet, tifozët kanë filluar të futen në stadiumin “Air Albania” për të zënë vendet e tyre, ndërkohë që radha duket e gjatë.

Vihet re se ndaj tifozëve po bëhet kontroll i imtësishëm, në mënyrë që lojtari i 12-të të mos posedojë materiale dhe sende që mund të dëmtojnë mbarëvajtjen e ndeshjes.

Numri i atyre që dëshirojnë të futen në impiantin gjigand pritet të jetë i lartë deri pak para sfidës. Në stadium do të jenë pothuajse 22 mijë tifozë (takim kualifikuese për Euro 2024).

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?