Tifozët kuqezinj kanë gati një befasi për Platininë në ndeshjen e sotme Francë-Shqipëri

Grupi i tifozëve që përkrah kombëtaren shqiptare do të jetë prezent sot në Rennes të Francës, ku luhet ndeshja, ndërsa ka paralajmëruar befasi për kombëtaren shqiptare, por edhe për presidentin e UEFA-s, Michel Platini.

“Tifozat Kuq e Zi” janë të revoltuar lidhur me vendimin e UEFA-s lidhur me ndeshjen e ndërprerë ndërmjet Serbisë e Shqipërisë.

Shqipëria e humbi atë takim me rezultatin zyrtar 3:0 dhe ky vendim i UEFA-s preku ëndrrën e adhuruesve të Shqipërisë për kualifikim në evropianin e vitit 2016 që mbahet në Francë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për vendimin tifozët fajësojnë Platinin, që edhe para vendimit kishte lënë të kuptohet se e vlerëson Shqipërinë fajtore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prandaj, ndeshja me Francën, përveç për të përkrahur Shqipërinë, tifozëve do t’u shërbejë edhe për të protestuar kundër Platinit, shkruan Koha Ditore.

“Fati deshi që menjëherë pas asaj poshtërsie që ndodhi në Beograd dhe vendimit të diktuar nga Platini, kalendari na vë përballë Francën. Ku ka më mirë sesa t’u tregojmë bashkëqytetarëve të Platinisë se me cilin njeri kanë të bëjnë”, ka thënë të enjten për “Panorama Sport”, Artim Elmazi, përfaqësues i TKZ-së për Zvicrën.

Ai ka treguar se janë bërë të gjitha përgatitjet për të përkrahur kombëtaren, por edhe për t’i bërë befasi Platinit. Ka treguar se tifozët do të mblidhen në Rennes në orën 15:00 dhe do të ndajnë detyrat.

TKZ-ja, më të rëndësishme se ndeshjen e vlerëson mesazhin që do t’ia japë Platinit, por edhe Francës e Evropës.

“Platini na injoroi në Beograd duke mos na lejuar të përkrahim skuadrën tonë. Tani është radha jonë që t’i tregojmë anën tjetër të medaljes. Sigurisht përtej kësaj ne do të mbështesim skuadrën tonë me shpresën se edhe në këtë miqësore ne mund të marrim një rezultat pozitiv”, ka shtuar Elmazi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?