Tifozët shqiptarë pushtojnë edhe Moldavinë, nisin festën para duelit (VIDEO)

Në prag të ndeshjes së Shqipërisë me Moldavinë, tifozët kuqezi kanë nisur festën në Kishinjev. Kjo përballje pritet të sjellë kualifikimin zyrtar të Kombëtares së Sylvinhos në Euro 2024.

Me pije në duar dhe me simbole kuqezi tradicionale, tifozët thërrasin njëzëri “O sa mirë me qenë shqiptar” apo këndojnë këngën “Mora fjalë”.

Gjermania është vetëm një pikë larg, por djemtë e Kombëtares synojnë fitoren, për të vijuar me suksese dhe me kryesimin e grupit E, që e kemi dominuar me meritë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Stadionul Zimbru”, me një kapacitet prej 10.500 tifozësh, është “sold-out”. Tifozët vendas ëndërrojnë fitoren për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

KLIKO VIDEO

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?