Tifozët shqiptarë “pushtojnë” Moldavinë

Sot ndeshja e madhe e Kombëtares shqiptare. 17 nëntori pritet të kujtohet përjetësisht, jo vetëm si data e çlirimit të Tiranës, por dhe si data kur Shqipëria zyrtarizoi kualifikimin për herë të dytë në histori në një kampionat Evropian, të paktën kështu shpresojnë tifozët.

Paraqitjet e shkëlqyera që ka dhuruar Kombëtarja e kanë shtuar besimin, askush nuk imagjinon një përfundim ndryshe, sot është dita për të festuar, është pjesa e parë e festimeve, pasi festa e madhe është projektuar të hënën, më 20 nëntor, pas sfidës me Ishujt Farore, në fund të këtij rrugëtimi.

Si kurrë më parë, interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm nga ana e tifozëve, në fakt Shqipërisë nuk i kanë munguar kurrë tifozët, kanë qenë “arma” më e fortë, për këtë herë dashuria dhe interesimi ka kaluar çdo limit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mund të mungonin tifozët e kombëtares aq në Kishinau, në Moldavi, aty ku do të jenë të pranishëm afro 1 mijë tifozë kuqezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

1 mijë tifozë kanë fatin ta ndjekin live, por me miliona në të gjithë botën janë “sy e veshë” nga stadiumi “Zimbru”, me shpresën që llogaritë të mbyllen këtu. Edhe moldavët e kanë projektuar si ditë festë këtë sfidë, pasi stadiumi është “sold-out”, janë shitur të gjithë biletat. Këtë takim do ta ndjekin live 10500 tifozë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?