Tifozët, të irrituar me De Biazin: Pse e le jashtë Gjimshitin dhe Rashicën

Xhani De Biazi e ka publikuar dje në limitet e afatit të vendosur nga UEFA, listën e 23 lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Europianin e Francës. Në mënyrë të papritur, De Biazi ka lënë jashtë liste mbrojtësin Berat Gjimshiti, që në ndeshjet e fundit eleminatore kishte qenë titullar në Kombëtare. Madje, në ndeshjen e fundit ndaj Armenisë, shënoi edhe një gol me peshë. Në vendimin e De Biazit mund të ketë ndikuar fakti se në fazën e dytë, kur Gjimshiti u transferua në Itali tek Atalanta, luajti vetëm tre ndeshjet e fundit.

Por, tifozët e kanë masakruar De Biazin për këtë përjashtim në faqen e FSHF-së, pasi sipas tyre, ai e meritonte të grumbullohej. Kjo, duke qenë se De Biazi ka marrë një mbrojtës si Veseli, që nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me Kombëtaren, apo edhe Andi Lilën, që ka pak cilësi si mbrojtës. De Biazi është kritikuar për lënien jashtë edhe të mesfushorit sulmues, Milot Rashica.

Ky i fundit edhe pse nuk ka qenë pjesë e Kombëtares në eleminatore, ka bërë një sezon fantastik me Viteshen në Holandë dhe konsiderohet një nga talentet më të mëdha në Europë. Ekziston frika, që tashmë lojtarët e përjashtuar nga De Biazi, duke përfshirë edhe Alban Mehën, t’i bashkohen Kosovës. Vetë De Biazi pritet të japë sqarojmë për këto përjashtime, në një konferencë gjatë ditës së sotme

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?