Tifozët vlonjatë braktisin stadiumin: Ndeshja me Teutën ishte e trukuar

Faza e tretë e Superligës shqiptare ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Ndeshja Flamurtari-Teuta, ka dyshime të forta se është trukuar.

Ndeshja ka qenë barazim 1-1 deri në minutën e ’90, ndërsa më pas durrsakët e kanë lënë komplet ndeshjen në minutat shtesë, çka ka bërë që Flamurtari të shënojë golin e fitores.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, ky teatër nuk është pritur mirë nga tifozë vlonjatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë prej tyre kanë braktisur stadiumin, në shenjë protestë për lëshimin që i ka bërë Teuta ekipit të tyre.

Dyshime ka edhe për ndeshjen e luajtur në Shkodër mes Vllaznisë dhe Kukësit.

Ekipi vendas i ka dhuruar një gol që në fillim të ndeshjes Kukësin, duke treguar një pasivitet të dukshëm.

Kuksianët kanë shënuar edhe një gol të dytë, ndërsa shkodranët më pas kanë shënuar një gol për të ngushtuar diferencën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?