Tifozi më i vogël, Alban Hoxha dhuron emocione me të birin tek Partizani

Protagonist i miqësore së djeshme të Partizanit ishte edhe portieri i kësaj skuadre si dhe i Kombëtares Shqiptare, Alban Hoxha, i cili më pas ka publikuar një foto me të birin në stadiumin e Partizanit. Portierit 27-vjeçar të Partizanit, para disa muajsh i vdiq bashkëshortja, pak momente pas lindjes, duke i lënë pas djalin të cilin e kishte marrë me vete tek Partizani.  Në profilin e tij në Facebook, portieri i Partizanit ka postuar një foto ku shihet me të birin në stadium, “Sot guerrilsi i vogël ndoqi miqësoren e babi Albanit” është mbishkrimi i fotos, pas ndeshjes së djeshme mes të kuqve dhe Mamurrasit, që përfundoi 3-0  në favor të ekipit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?