Tifozi vret gjyqtarin në mes të fushës

Futbolli argjentinas është tronditur. Një person ka vrarë gjyqtarin, pasi ky i fundit kishte ndëshkuar me karton të kuq një futbollist që ishte dhe idhulli i autorit të krimit.

Gjyqtari i vrarë është Cesar Flores, 48-vjeçari jetonte në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires.

Ai u qëllua me tre plumba vetëm një minutë pasi kishte ndëshkuar futbollistin me karton të kuq, raporton “Goal.com”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vrasësi plagoi edhe futbollistin, Walter Zarate, por ky i fundit fatmirësisht i ka shpëtuar vdekjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas policisë argjentinase, vrasësi është në arrati.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?