Tirana denoncon 4 pseudo-futbollistë nga Bregi i Fildishtë, arrestohen
Skuadra e Tiranës ka denoncuar 4 shtetas nga Bregu i Fildishtë dhe një tjetër nga Brazili pasi kanë mashtruar, duke i paraqitur dokumeta policisë ku tregonin se ishin ftuar nga KF Tirana për t’u bërë pjesë e klubit.
Me anë të një njoftimi për shtyp, zyra e KF Tiranës njofton se kjo është e pavërtetë, dhe se nuk është hera e parë që emir i klubit të kryeqytetit përdoret për ti shpëtuar policisë nga shtetas të huaj.
“KF Tirana denoncon publikisht një mashtrim të turpshëm që ka cenuar sot klubin bardheblu. Në mënyrë abuzive, kanë mbërritur sot në aeroportin “Nene Tereza” katër shtetas nga Bregu i Fildishtë dhe pesë ditë më parë një shtetas nga Brazili, të cilët pretendojnë se janë ftuar nga KF Tirana për tu bërë pjesë e skuadrës së futbollit,” – thuhet në deklaratë.
“Në të dyja rastet, të pestë shtetasit kanë pasur në dorë ftesa me logon e KF Tiranës dhe bashkë me to shkresa të falsifikuara për të kaluar kufirin shqiptar. E gjitha një farse e shëmtuar. Katër shtetasit nga Bregu i Fildishte sonte janë ndalur në kufi nga Forcat e Rendit, që duke parë shkresat që dispononin, kanë njoftuar presidentin Refik Halili për t’i kërkuar të paraqitet në stacionin policor të aeroportit “Nënë Tereza”. Presidentit i është kërkuar informacion për këtë rast për të cilin KF Tirana nuk ka asnjë lidhje.”
“Pasi është sqaruar dhe hedhur dritë mbi këtë mashtrim, KF Tirana ka vendosur të bëjë fillimisht një denoncim publik, për të vijuar nesër me një denoncim pranë Drejtorisë së Policisë për personat përgjegjës që në mënyrë abuzive kanë përdorur emrin e KF Tiranës.”
“Në të shkuarën, në mënyra të ngjashme është abuzuar me emrin e klubit, me dokumente të falsifikuara që do të ndiqen në rrugë ligjore për të vërtetuar çfarë ka ndodhur.”
“Brenda ditës së nesërme, KF Tirana do të zbulojë emrat e personave përgjegjës dhe do te vërë në dispozicion të mediave gjithçka nevojitet për të demaskuar këtë mashtrim,” – mbyllet reagimi i klubit Tirana.
KOHA JONË SONDAZH

