Tirana dhe Teuta bëjnë “detyrat e shtëpisë”, Partizanit nuk i lejohet disfata
Dy ndeshjet e para të javës së 10-të në Kategorinë Superiore janë zhvilluar të shtunën, ndërsa të djelën do të luhen tre ndeshjet e tjera. Partizani, kryesues i fazës së parë, do të përballet me Laçin në “Elbasan Arena” ku i duhet fitorja për të mos lëshuar kreun. Skënderbeu, kampion në fuqi vjen me moral të larta pas triumfit në Europa League ndaj Sporting Lisbnonë 3-0, dhe pret Vllazninë që përveç pozitave të vështira në klasifikim ka hasur vështirësi edhe në udhëtimin drejt Korçës për shkaqe financiare. Drejtori sportiv dhe trajneri provizor Admir Grima tha para ndeshjes se ish-donatori i Tiranës dhe dashamirësi i futbollit Lutfi Nuri i ka ardhur në ndihmë ekipit për t’i mundësuar udhëtimin dhe qëndrimit para ndeshjes me Skënderbeun. Kujtojmë se nga titujt kampionë, pjesëmarrja në Europa League dhe financimi nga presidenti Ardian Takaj, skuadra korçare ka tjetër luks. Ndeshja tjetër do të luhet me Bylis e Kukësit.
Tirana-Tërbuni
Tirana merr pikët maksinale ndaj Tërbunit, ndërsa pukjanët rrezikojnë seriozisht rënieen. – “Jam shumë i kënaqur për vetë se nuk i kemi dhënë mundësi Tërbunit për të na rrezikuar dhe kjo është diçka pozitive. Kemi patur edhe shanse për të shënuar gola të tjerë, por gjithsesi ishte një paraqitje e mirë e skuadrës sonë. Nuk mund të mendojmë ende për spektaklin pasi kemi ende shumë gjëra për të rregulluar, bëjmë akoma disa gabime por gjithsesi skuadra po rritet nga dita në ditë,” theksoi Ilir Daja, i cili shijoi fitoren e dytë radhazi të Tiranës.- “Këto dy fitore më shumë se gjithë të tjerëve u shkojnë lojtarëve për përkushtimin dhe sakfricat që kanë bërë në stërvitje. Merita është e tyre për këto dy rezultate pozitive. Por këto dy fitore janë edhe për tifozët pasi ne duam të rifitojmë besimin e tyre dhe ti kënaqim. Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme të jenë sa më të shumtë në stadium,” – u shpreh ai, ndërsa zhgënjimi i trajnerit të Tërbunit Luigi Gargano u duk qartë, pasi golat e Tiranës, sipas tij, erdhën si pasojë e gabimeve. – “Diferencat mes dy skuadrave ishin golat dhe pikë. Në pjesën e parë i kemi lejuar Tiranës të shënojë një gol. Më pas kemi luajtur mirë por për një tjetër gabim tonin Tirana shënoi edhe golin e dytë. Me rezultatin 2-0 në favor të kundërshtarit e kishim të vështirë të reagonim,” – theksi ai.
Teuta-Flamurtari
Teuta fiton ndaj Flamurtarit 3-1, edhe pse rezultati u barazua në pjesën e parë. Në 10 minutat e fundit Flamurtari mbeti me 9 lojtarë. Në 82’ kapiteni i Flamurtarit, Bruno Telushi ndëshkohet me karton i kuq. Në 81’ pas një tensioni në fushë, Lushtaku përplaset me Mustën, e godet me grusht, dhe mesfushori kosovar ndëshkohet me karton të kuq dhe lë skuadrën me 10 lojtarë. – “Kjo javë ka qenë shumë e vështirë për ne pasi vinim nga dy rezultate jo të mira. Flamurtari është një kundërshtar i frikshëm dhe lojtarët që ka në përbërje bëjnë diferencën. Kemi marrë një fitore shumë të rëndësishme dhe jam i kënaqur për këtë. Kjo Teutë ecën me mendimin që të mos dorëzohet dhe të mos gëzohet parakohe,” – theksoi trajneri Gugash Magani pas ndeshjes. Trajneri i Teutës ia dedikoi këtë fitore portierit Bledian Rizvani i cili ka pësuar një dëmtim. Ndërkohë trajneri i përkohshëm i Flamurtarit Gentian Mezani pavarësisht humbjes u shfaq i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij. Ky i fundit u ndal edhe te kartonat e kuq që morën Lushtaku e Telushi dy lojtarë që do t’u mungojnë vlonjatëve në ndeshjen e ardhshme ndaj Partizanit. Për problemin e pagave që nuk është zgjidhur ende te Flamurtari, Mezani theksoi se ky problem nuk ndikon në paraqitjen e futbollistëve në fushë.
Kategoria Superiore
Java e 10-të/ 7 nëntor
Teuta – Flamurtari 3-1
Shënues: Magani 2’, 47’, R. Hoxha 78’/Tshakadadze 19’
Tirana-Tërbuni 3-0
Shënues: Karan 8’, Bakaj 48’ Lika 68’
8 nëntor
Bylis-Kukësi 13:00
Laçi-Partizani 13:00
Skënderbeu-Vllaznia 17:00
Klasifikimi
Partizani 25
Skënderbeu 22
Teuta 17
Tirana 16
Kukësi 16
Laçi 11
Flamurtari 9
Bylis 5
Vllaznia 5
Tërbuni 4
KOHA JONË SONDAZH

